Dukagjini ka shënuar fitoren e parë në Superligë, pas tetë xhirosh.
Skuadra e Xhengiz Rexhepit, që e kishte quajtur ekipin e tij Barcelonë për shumë skuadra kosovare, edhe pse ishte me vetëm një pikë në shtatë xhirot e para, ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 1 me 0.
Husein Demiri realizoi golin e fitores për ekipin nga Klina.
Pavarësisht fitores, Dukagjini mbetet i fundit në tabelë me katër pikë të tubuara. ’89-shi ka nëntë pikë në pozitën e shtatë.
