Kthimi i Alilhoxhiqit, shpërblim për korrektësinë e klubit

Kthimi i Alilhoxhiqit, shpërblim për korrektësinë e klubit

Tahir Sopi Tahir Sopi 29 September 2019 08:15

Edicionin e shkuar, kontributi i tij i vetëm për skuadrën ishte përkrahja. Të gjitha ndeshjet i përcolli nga tribunat, shpesh duke iu gëzuar fitoreve. Humbjet ishin më të rralla, kryesisht në arenën ndërkombëtare.

Fahro Alihoxhiq ishte transferuar me bujë të madhe verën e shkuar te Sigal Prishtina, por nuk arriti ta luante asnjë ndeshje zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.

Ai lëndoi ligamentet e gjurit në miqësoren e parë dhe kështu u detyrua të pauzonte tërë edicionin për shkak të rehabilitimit që iu desh pas operimit. Por, Alihoxhiq dha fjalën se në edicionin e radhës, që është ky aktual, do të kthehet te Prishtina për ta ndihmuar ekipin në parket dhe këtë po e bën.

Alihoxhiq po vlerësohet ndër përforcimet më të mira të huaja për edicionin e ri. Ai në dy ndeshjet e raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve regjistroi "double-double", por nuk arriti ta shpëtonte Prishtinën nga eliminimi.

Megjithatë, boshnjaku me shtetësi britanike është i vendosur për ta ndihmuar për pjesën e mbetur të këtij edicioni, në garat e tjera.

Ai dëshiron që të tre trofetë që i festoi me Prishtinën edicionin e shkuar duke qene vet në tribuna, këtë edicion t'i festojë në parket dhe me fanellë të djersitur.

"Dy ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve janë dëshmia më e mirë se sa shumë kam luftuar për t'u kthyer të luaj te Prishtina pas fjalës që e pata dhënë edicionin e shkuar. Jam në mesin e të parëve me statistika në këtë raund, por më vjen keq që nuk vazhduam tutje", thotë Alihoxhiq. "Tani jam i shëndoshë plotësisht pas lëndimit dhe jam kthyer te Prishtina për ta përfunduar punën që nuk arrita ta kryeja edicionin e shkuar".

Alihoxhiq thotë se ka ardhur për të vazhduar të shkruajë historinë me Prishtinën dhe ka paralajmëruar se prej ndeshjes në ndeshje do të jetë edhe më i mirë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme