Sport

Llapi mposht Dukagjinin

Llapi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Vendasit fituan përballjen e sotme me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Mujkiq ishte ai që shënoi golin e parë për vendasit kur po luhej minuta e 40, derisa epërsinë e dyfishoi Pefqeli duke shënuar në minutën e 81 të ndeshjes.

Kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Demiri.

Me këtë fitore Llapi ngritet në vendin e dytë me 14 pikë, derisa Dukagjini ka mbledhur vetëm një pikë në shtatë xhirot e para.