Sport

Feronikeli mposht Ferizajn 5 me 0

Descriptive Text

Sot (e shtunë) u zhvillua ndeshja e xhiros së 7-të e Superligës së Kosovës në Futboll, ndërmjet Feronikelit dhe Ferizajt.

Takimi përfundoi me rezultat të thellë 5 me 0 në te mirë të ekipit nga Drenasi.

Feronikeli gjatë gjithë ndeshjes ishte skuadër më e mirë se mysafirët duke arritur të shënonin 3 herë në pjesën e parë dhe dy herë tjera në të dytën.

Pjesa e parë nisi mirë me Rexhën i cili shënoi dy herë, po ashtu edhe Hoti gjeti rrjetën në ketë pjesë.

Ashtu si pjesa e parë ishte edhe e dyta kur Haxhi Neziraj, i inkuadruar në pjesën e dytë shënoi dy gola.

Feronikeli ruan vendin e parë në tabelë, ndërsa Ferizaj gjendet në pozitën e 10-të./kp