Sport

Guardiola i del në mbrojtje Silvas pas akuzave për racizëm

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka dalë në mbrojtje Bernardo Silvas, pasi mesfushori i Manchester Cityt është akuzuar për racizëm për një postin në “Twitter”, që ia kishte bërë bashkëlojtarit Benjamin Mendy, të cilin e fshiu më pas.

Silva i shkroi Mendyt në “Twitter” të dielën, duke e krahasuar me një karakter në logon e Conguitos, një markë e ëmbëlsirave e famshme në Spanjë dhe Portugali, por e fshiu më pas, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri i Cityt, Guardiola, e mbrojti Bernardo Silvan në mesjavë, që çoi në kritika të ashpra edhe ndaj Guardiolas. Por Guardiola sërish i ka dalë në mbrojtje Bernardo Silvas, duke e përshkruar atë si një "person të jashtëzakonshëm".

"Nëse njerëzit besojnë se Bernardo është një person i tillë, atëherë janë totalisht gabim. Ata e gjykojnë atë për një shaka, unë e gjykoj për tre vjet sa jam me të", ka thënë Guardiola në konferencën për media të premten. "Bernardo, apo cilido tjetër në skuadrën time, i bën këto gjëra për shaka. Benjamini është si vëllai i Bernarndos, kjo është ajo që shoh çdo ditë këtu".

Trupi i antiracizmit "Kick It Out", ka dënuar veprimin e Silvas, duke thënë se këta stereotipa racistë kurrë nuk janë të pranueshëm si shaka, ndërsa Federata e Futbollit e Anglisë (FA) i ka shkruar Manchester Cityt për të kërkuar vlerësimin nga klubi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)