Sport

Unitedi i kthehet garës për Manxhukiqin

Raportohet se Manchester Unitedi i është kthyer garës për të transferuar sulmuesin e Juventusit, Mario Manxhukiq në afatin kalimtar të janarit.

Unitedi ishte pranë qa transferonte kroatin në verë, megjithatë kishte hequr dorë për shkak të moshës, 33 vjeçare.

Megjithatë, largimi i Romelu Lukakus drejt Interit dhe moszëvendësimi i tij, dhe lëndimi i Anthony Martialit dhe Marcus Rashfordit ka bërë që “Djajtë e Kuq” ta rikonsiderojnë blerjen e Manxhukiqit, raportojnë mediat britanike.

E në anën tjetër Manxhukiq ka humbur minutazhë te Juventusi, derisa është lënë edhe jashtë listës së lojtarëve të ftuar për Ligë të Kampionëve.