Sport

Juve përmbys Brescian

 

Juventusi ka arritur të përmbysë rezultatin ndaj Brescias për të siguruar fitoren e katërt në sezonin e ri të Serisë A.

Alfredo Donnarumma realizoi për Brescian pas vetëm katër minutash lojë, por “Zonja e Vjetër” arriti të barazonte fillimisht përmes autogolit të Jhon Chancellorit në fund të pjesës së parë e më pas përmes Miralem Pjaniqit në pjesën e dytë të vuloste fitoren 1 me 2.