Prishtina fiton në fund përballjen me Gjilanin

Prishtina fiton në fund përballjen me Gjilanin

22 September 2019 21:53

Prishtina ka fituar në minutat e fundit përballjen me Gjilanin në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi prishtinas fitoi me rezultat 2 me 1.

Kryeqytetasit kaluan në epërsi në minutën e 13-të përmes Ergyn Ahmetit. Mysafirët arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 84-të përmes Bedri Grecës. Kur pritej që ndeshja të mbyllje me rezultat të barabartë, në minutën e 95-të, Alban Shillova realizoi për t’i siguruar fitoren “Plisave”.

Gjilani tani është i dyti në tabelë me 12 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Feronikeli si lider. Prishtina është e gjashta me shtatë pikë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme