Formacionet zyrtare, Chelsea – Liverpool

Liverpoolin nuk e ndal as Chelsea, vazhdon bilancin e qindpërqindtë

22 September 2019 16:34
19:24

Liverpooli ka fituar 1 me 2 kryendeshjen e xhiros së gjashtë në Premier Ligë ndaj Chelseat.

Alexander-Arnold i dha epërsinë “Të Kuqve” në minutën e 14-të me një supergol, 16 minuta para se Roberto Firmino të realizonte për 0 me 2.

Në pjesën e dytë, Chelsea ngushtoi rezultatin përmes N’Golo Kantes, por që ishte e gjitha që mund të bënte.

Liverpooli ka 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, duke ruajtur bilancin e qindpërqindtë dhe i prin tabelës me pesë pikë para ndjekësit të parë, Manchester City. Chelsea ka tetë pikë në pozitën e 11-të.

Image
17:46

Arnoldi “bombardon” portën e Chelseat

Trent Alexander-Arnold ka realizuar supergol për Liverpoolin në përballjen me Chelsean.

Anglezi shënoi nga një ndërprerje afër zonës së rreptësisë duke “bombarduar” portën e Kepa Arrizabalagas.

Ai realizoi në minutën e 14-të për 0 me 1.

 

 

16:34

Formacionet zyrtare, Chelsea – Liverpool

Chelsea dhe Liverpooli kanë publikuar formacionet zyrtare për kryendeshjen e xhiros së gjashtë në Premier Ligë.

Ekipet përballen në Stamford Bridge me fillim prej orës 17:30 me këto formacione:

Chelsea:

Image

Liverpool: Adrian, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Henderson, Mane, Salah, Firmino.

Rezervë: Kelleher, Milner, Gomez, Oxlade-Chamberlain, Lallana, Shaqiri, Brewster.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme