Sport

Juventusi synon të largojë Dybalan në janar

Raportohet se Juventusi është duke u bërë gati që në afatin kalimtar të janarit të shesë yllin argjentinas, Paulo Dybala.

Corriere dello Sport raporton se trajneri i Juves, Maurizio Sarri ka marrë këtë vendim pasi mendoj se Dybala nuk mund të luajë në të njëjtin sulm me Cristiano Ronaldon, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se në afatin kalimtar Dybala ishte pran largimit nga “Zonja e Vjetër”, me Tottenhamin e Manchester Unitedin që kishin shprehur interesim për të.