Melbourne City e dëshiron në radhët e veta sulmuesin kosovar Besart Berisha, si opsion të dytë pas Jamie Maclaren, raporton Goal.
34 vjeçari, që ka fituar disa tituj në Australi në fanellën e Melbourne Victoryt dhe Brisbane Roarit, aktualisht është lojtar i lirë dhe është në kërkim të një klubi të ri që nga largimi prej Sanfrecce Hiroshima, transmeton Koha.net.
Megjithatë raportohet se negociatat për transferimin e tij ende nuk kanë filluar.