Sport

Shigjetarët nga Turqia po synojnë të bëjnë histori në Tokio

Turqia kurrë nuk ka fituar medalje olimpike në shigjetari, por Yasemin Anagoz dhe Mete Gazoz janë të vendosur për të ndryshuar këtë, duke nisur nga Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio.

Të dy janë vetëm 20-vjeçarë, por janë ngjitur lart në renditjen botërore të sportit të tyre dhe secili u shpall "Shigjetar i Vitit" më 2018, një çmim që ndahet me vota të shigjetarëve, shkruan Olympic.org.

Derisa ata ende nuk kanë siguruar biletën për në Tokio, synimi i tyre është vetëm podiumi dhe madje synojnë të ngjiten në shkallën më të lartë të tij. E me këtë edhe të fusin veten dhe Turqinë në libra të historisë, transmeton Koha Ditore.

"Kjo është shpresa e të gjithëve dhe unë kam besim në vete", thotë Yasemin.

"Unë dua të bëhem kampion i dyfishtë olimpik dhe të shkoj deri më 2036", ka thënë Gazoz.

Dalja e tyre në skenë është rezultat kur investimi i kohës dhe i parasë kombinohen me talentin dhe vendosmërinë. Shtoje këtu edhe punën e madhe, ku çifti stërvit deri në dhjetë orë në ditë dhe ky është rezultati.

Ata jetojnë së bashku me 12 shigjetarët e tjerë dhe trajnerë në një hotel në Antalya, ku shigjetaria është prezente gjithmonë në jetët e tyre. Është një mënyrë e konsumimit të jetës, por një që i ka ndihmuar ata në ndjekjen e lavdisë olimpike. Për të dy LO "Tokio 2020" do të jetë hera e dytë që marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Debutuan në Rio de Janeiro në vitin 2016, kur arritën në 1/16 e finales në konkurrencë individuale.

Në Tokio do të prezantohet edhe gara ekipore mikse, ku çifti ka fituar medalje në tri gara të kupës së Botës verën e vitin të kaluar.

Mete Gazoz, që në shigjetari gjendet që nga mosha trevjeçare, është i relaksuar, adhurues i lojërave kompjuterike dhe gjithmonë i lumtur të jetë në shoqëri të tjerëve, ndërsa Anagoz është një mendimtare e madhe, gjithmonë duke reflektuar...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)