Tottenham ka pësuar një humbje befasuese në udhëtim nga Leicesteri.
“Dhelprat” kanë arritur të përmbysin rezultatin, pas disavantazhit në të cilin gjendeshin pas përfundimit të pjesë së parë.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët të cilët arritën të shënonin në minutën e 29-të me anë të Harry Kane.
Mirëpo përmbysja e madhe ndodhi në pjesën e dytë, ku vendasit arritën të shënonin dy gola për të përmbysur rezultatin.
Në minutën e 69 ishte Ricardo ai i cili shënoi golin e barazimit ndërsa për fitoren e madhe shënoi Madison në minutën e 85 të ndeshjes me një goditje nga distanca./kp