Sport

Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga Prishtina

Descriptive Text

Trajneri, Bylbyl Sokoli përmes një konference urgjente të thirrur nga ai, ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga KF Prishtina.

Sokoli thotë se për shkaqe shëndetësore është tërhequr nga klubi, transmeton KTV.

Ai, ka bërë të ditur se duhet t'i nënshtrohet një intervenimi në gjurin e djathtë të këmbës, e për shkak të kësaj do të mungojë dy muaj.

Për këtë, Sokoli ka dhënë dorëheqje nga klubi i Prishtinës.

“Dua të informoj se për shkaqe shëndetësore, një intervenimi në gjurin e djathtë, do të mungoj dy muaj. Falënderoj të gjithë për mbështetjen” ka deklaruar Sokoli.

“Prishtina ka ekip të mirë dhe jam i bindur se do të vazhdojë me suksese dhe besojë se do të jetë konkurrent për titull të kampionit. Dorëheqja ime nuk ka të bëjë me presione por me shkaqe shëndetësore”, ka shtuar ai.

Ndërsa pas dorëheqjes së tij, klubin e Prishtinës do ta udhëheq Armend Dallku.