Sport

Maddisoni do të largohet nga Leicesteri

Foto: Reuters

Mesfushori James Maddison do të largohet nga Leicester City në fund të këtij edicioni dhe këtë e ka pranuar edhe trajneri Brendan Rodgers, ka shkruar të enjten "Daily Mail".

Maddison 22-vjeçar, këtë edicion është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Leicesteri, ekip që për lirimin e tij tashmë ka fiksuar çmimin prej 80 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

"Maddison do të largohet për një ekip më të madh, pasi tashmë kanë ardhur ofertat për të", ka thënë Rodgers.

Maddison këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë në gjashtë paraqitje.

Ai te Leicesteri u transferua vitin e shkuar nga Norwichi për 25 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023.