Sport

Unitedi i ofron kontratë të re Pogbas

Foto: Reuters

Drejtuesit e Manchester Unitedit i kanë ofruar kontratë të re, mesfushorit francez Paul Pogba që duan ta mbajnë në "Old Trafford" të paktën deri në vitin 2023.

Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se Manchesteri dëshiron ta mbajë mesfushorin 26-vjeçar, sa më gjatë që është e mundur edhe pse para fillimit të këtij edicioni ai pati kërkuar largimin, transmeton Koha Ditore.

Pogba ka kontratë aktuale me Manchesterin deri në vitin 2021 dhe me kontratën e re, do të bëhej lojtari më i paguar në ekip.

Pogba prej vitit 2016 është kthyer te Manchesteri nga Juventusi kurse para fillimit të këtij edicioni ishte pranë kalimit te Real Madridi. Pogba këtë edicion ka dy asistime në katër paraqitje në Premier League.