Wengeri favorit për trajner te Spartaku

Wengeri favorit për trajner te Spartaku

18 September 2019 15:16

Ish-trajneri i Arsenalit, francezi Arsene Wenger pritet që gjatë këtij muaji të marrë drejtimin e ekipit nga Rusia, Spartak Moska.

Kështu kanë njoftuar të mërkurën mediumet e huaja. Mësohet se drejtuesit e ekipit rus tashmë kanë kontaktuar me Wengerin, i cili është i gatshëm t'i kthehet zejes së trajnerit, pasi prej përfundimit të edicionit 2018/19 është i papunë, transmeton Koha Ditore. 

Wenger te ekipi rus do ta zëvendësonte trajnerin aktual Oleg Kononov që do të shkarkohet për shkak të rezultateve jo të mira.

Wenger 69-vjeçar, krahas Arsenalit ku ishte trajner për 22 vite, ka qenë edhe në krye të ekipeve si Nagoya, Monaco e Nancy.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme