Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletët rusë sërish do të garojnë si të pavarur

Federata Ruse e Atletikës, që është e suspenduar, do të dërgojë 29 atletë në Botërorin që do të mbahet në Katar pas dy javësh. Atletët rusë edhe në këtë Botëror do të garojnë si neutralë.

Kërcyesja së larti Mariya Lasitskene është kampionia e vetme në fuqi në mesin e grupit. Lasitskene këtë stinor ka kërcyer 2.06 metra, që është rekord i stinorit, por ka dështuar të kalojë 2-metërshin në katër nga pesë garat e fundit, transmeton Koha Ditore shkrimin e AP-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mesin e pretendentëve të tjerë për medalje janë Sergei Shubenkov, kampioni i botës i vitit 2015 në 110 metra me pengesa dhe kërcyesit së larti Mikhail Akimenko e Ilya Ivanyuk.

Shumë atletë rusë me suspendime nga e kaluara për doping nuk janë lejuar të garojnë, në mesin e tyre edhe Elena Lashmanova, që është lidere e botës këtë vit në 20 kilometra ecje sportive.

Kryetrajneri i ekipit të Rusisë, Yuri Borzakovsky, ka refuzuar të parashikojë se sa medalje mund të fitohen....(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)