Barcelona “blindon” Fatin

Barcelona “blindon” Fatin

17 September 2019 13:50

Drejtuesit e Barcelonës kanë arritur marrëveshje me sulmuesin e ri, Ansu Fati që këtë edicion ka shënuar dy gola në tri paraqitje në La Liga.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të martën se Fati është pajtuar të firmosë kontratë të re pesëvjeçare me Barcelonën, duke patur parasysh se kontrata aktuale i skadon vitin tjetër, transmeton Koha Ditore.

Me kontratën e re, Fati do të ketë pagë vjetore prej 300 mijë eurosh, por nëse promovohet në ekipin e parë dhe mbetet aty, atëherë paga e tij do të rritet në një milion euro në vit.

Fati 16-vjeçar, befasoi të gjithë kur në ndeshjen e fundit të La Ligas, realizoi një gola në fitoren e Barçës 5:2 ndaj Valencias. Fati para shtatë vjetësh i është bashkuar akademisë së Barcelonës dhe llogaritet si e ardhmja e këtij klubit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme