Pas largimit të Pepes, Lille ka gjetur një tjetër talent - Osimhenin

Pas largimit të Pepes, Lille ka gjetur një tjetër talent - Osimhenin

17 September 2019 09:35

Derisa Nicolas Pepe është duke pritur golin e tij të parë që kur iu bashkua Arsenalit këtë verë për shifër rekorde të klubit - 80 milionë euro, ish-skuadra e tij Lille ka gjetur një talent tjetër për shënim të golave, Victor Osimhenin.

Nigeriani 20-vjeçar ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje në ligë, ndërsa ka ndihmuar tifozët e Lilles të harrojnë largimin e Pepes, pasi ai kishte shënuar 22 gola në ligë stinorin e kaluar dhe ndihmoi Lillen të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.

Osimhen u transferua për 12 milionë euro nga skuadra belge Charleroi dhe me tregun aktual dhe me formën e tij, duket blerje shumë e lirë.

I shpejtë, i gjatë, i fortë dhe shumë atletik, ai është në mënyrë ideale i përshtatshëm për stilin e lojës të Lilles me kundërsulme të shpejta, njëjtë siç ishte i përshtatshëm Pepe.

Aftësia e Osimhenit për të luajtur me shpinë nga porta, shpesh duke përdorur gjoksin për të zbritur në mënyrë mjeshtërore topat e gjatë poshtë dhe kthimi i shpejtë për t'u futur në zonë, e bën të vështirë atë që të ndalet nga mbrojtësit kundërshtarë. Për më tepër ai gjuan mirë me të dyja këmbët.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme