Manchester interesohet për Tonalin

Manchester interesohet për Tonalin

16 September 2019 12:24

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Brescias, ka njoftuar të hënën "ESPN". Mësohet se skautët e Manchesterit e kanë përcjellur nga afër Tonalin në ndeshjen kampionale, të cilën Brescia e humbi në shtëpi nga Bologna (4:3) të dielën e shkuar.

Tonali 19-vjeçar, prej janarit të vitit të shkuar është pjesë e ekipit të parë të Brescias nga skuadra U-19. Në këtë ndeshje, Tonalin e kanë përcjellë edhe skautët e Ajaxit e Borussia Dortmundit, transmeton Koha Ditore.

Tonali po vlerësohet si Andrea Pirlo i ardhshëm dhe ka tërhequr vemendjen e shumë skuadrave evropiane. Ai këtë edicion ka tri paraqitje në Serie A dhe ka kontratë me BRescian deri në vitin 2021 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Kartoni i Tonalit, vlerësohet rreth 30 milionë euro. Interesim për Tonalin më herët kanë treguar edhe Juventusi e Interi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme