Më 17 tetor Franca pritet të gjobitet me 100 mijë euro për skandalin me Himnin e Shqipërisë

Më 17 tetor Franca pritet të gjobitet me 100 mijë euro për skandalin me Himnin e Shqipërisë

16 September 2019 11:28

Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të Shqipërisë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, nuk është pritur mirë nga UEFA, dhe është hapur një procedim disiplinor.

Media franceze raporton se dënimi do të bëhet publik më datën 17 tetor, teksa Franca pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA, ndërkohë që nuk është çudi që të ketë një pezullim të fushës.

Kujtojmë se ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nisi me 7 minuta vonesë, pasi në “Stade de France” u ekzekutua himni i Andorrës në vend të atij të Shqipërisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme