Stadiumit “Fadil Vokrri” do t’i shtohet kapaciteti i ulëseve Foto: Koha

Stadiumit “Fadil Vokrri” do t’i shtohet kapaciteti i ulëseve

15 September 2019 23:09

Duke folur për Stadiumin Kombëtar të Kosovës, me besimin se ai do nisë së ndërtuari në tetor e do të përfundojë për dy vjet, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se do të bëhet edhe shtimi i kapacitetit të ulëseve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Agim Ademi në Sportin Total në KTV ka thënë se ky projekt parasheh rritjen e kapacitetit në tribunën lindore, jugore dhe veriore.

Sipas tij, gjithçka do të bëhet për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve që të përcjellin nga afër ndeshjet e Kosovës.

“Shpresoj dhe besoj që Stadiumi Nacional të nisë në tetor, afati është për dy vjet. Ka kosto rreth 50-60 milionë euro. Është projekt në kuadër të qeverisë. Përkundër kësaj kam bërë një projekt për shtimin e tribunës lindore, jugore e veriore në “Fadil Vokrri” sepse po kemi problem me bileta e po ndihem keq që po është e pamundshme 1.8 milion klikime me i shpërnda në 10 mijë bileta”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Hyseni16/09/2019 11:05

O injorante, Ne qofte se do te ndertohet stadium I ri kombetar, nuk ja vlen me shpenzu kot ne kete stadium.

Shto koment

Të ngjashme