Sport

Milani fiton minimalisht ndaj Veronës

Milani ka fituar minimalisht përballjen me Veronën në xhiron e tretë të Serisë A.

Krzystof Piatek realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Ai shënoi në minutën e 68-të, nga penaltia.

Në këtë ndeshje, ekipi i Amir Rrahmanit i cili ishte titullar, luajti pa një futbollist nga minuta e 21-të pas përjashtimit të Stepinskit. Numri i lojtarëve në fushë u barazua në sekondat e fundit kur Calabria mori të kuq te Milani.

Pas tri ndeshjeve, Milani ka gjashtë pikë e Verona katër.