Braziliani Gilberto i sjell Dritës përvojën e fituar në shtatë vende

Braziliani Gilberto i sjell Dritës përvojën e fituar në shtatë vende

Tahir Sopi Tahir Sopi 15 September 2019 10:54

Nuk e nisi ashtu siç kishte pritur edicionin 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll, por sulmuesi brazilian Gilberto Fortunato është i gatshëm ta ndihmojë skuadrën e Dritës që ta kthejë titullin e kampionit në qytetin e Gjilanit.

Gilberto në ndeshjen e parë, në të cilën Drita u befasua në shtëpi nga Ferizaj që fitoi 1:0, u ndëshkua me karton të kuq, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë episod tashmë Gilberto e ka lënë pas vetes dhe thotë se në ndeshjet e tjera nuk do të ndëshkohet me karton, por do të ndëshkojë kundërshtarët me gola. Sulmuesi me përvojë thotë se ky edhe është misioni i tij te Drita për këtë edicion - ta ndihmojë ekipin me gola drejt titullit, të cilin ekipi gjilanas e pati fituar para dy vjetësh.

"Është diçka që mund t'i ndodhë çdokujt në futboll dhe tashmë ajo histori i takon të shkuarës, pasi jam i vendosur për të shikuar drejt të ardhmes për ta ndihmuar Dritën të arrijë synimet që ka për këtë edicion", është shprehur Gilberto, që është i gatshëm për ndeshjet e tjera pas mungesës në duelet me Flamurtarin e Dukagjinin.

Gilberto thotë se Drita këtë edicion ka ekip për ta fituar titullin e kampionit. Për brazilianin 31-vjeçar titulli i kampionit në Kosovë është edhe synim. Ai tregon se ky do të ishte titulli i parë në karrierën e tij në futbollin evropian...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme