Barazimin e Juventusit me Fiorentinën e ka shfrytëzuar për mrekulli rivali i përbetuar i “Zonjës së Vjetër”, Interi.
Nerazurët shënuan fitore në shtëpi ndaj Udineses me rezultat prej 1 me 0, transmeton Koha.net.
Në minutën e 35 Udinese mbeti me një lojtar më pak në fushë kur De Paul u ndëshkua me karton të kuq.
E epërsinë e një lojtari në fushë e shfrytëzoi Interi në minutën e 44 kur arriti të shënojë golin e fitores përmes Sensit.
Sensi shënoi pas asistimit nga Godin.
Me këtë fitore Interi merr kreun e tabelës me nëntë pikë nga tri ndeshje në Serie A. Derisa Udinese në vendin e 14 ka 3 pikë.