Sport

Abraham shkëlqen në fitoren e Chelseat ndaj Wolvesit

Foto: Reuters

Chelsea ka fituar ndeshjen spektakolare ndaj Wolvesit.

Mysafirët arkëtuan pikët e plota duke fituar me rezultat prej 2 me 5, në një ndeshje ku fjalën kryesore e pati i riu Tammy Abraham, transmeton Koha.net.

Abraham shënoi tre gola, derisa nga një gol shënuan Tomori e Mount.

Për vendasit një gol e shënoi Cutrone, derisa një autogol e shënoi Abraham.

Chelsea me tetë pikë zë vendin e gjashtë, derisa Wolvesi në vendin e 19 ka 3 pikë.