Sport

Fiorentina e Juventusi ndahen në paqe

Descriptive Text

Derbi i kësaj jave në Serie A ndërmjet Fiorentinës dhe Juventusit nuk ka dhënë fitues.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente rrugën e golit, duke marrë nga një pikë me rezultatin prej 0-0, transmeton Koha.net.

Topin e pati më tepër Juventusi në këmbët e veta, megjithatë ishte ekipi vendas që pati më tepër raste shënimi por pa efikasitet.

Pas tre ndeshjeve Juventusi mban vendin e parë me 7 pikë, derisa Fiorentina në vendin e 16 ka vetëm një pikë.