Sport

Ballkani mposht Trepçën ’89, merr kreun

Ballkani ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Trepçës ’89, që e vendos në krye të tabelës në Superligë.

Vendasit shënuan fitore prej 3 me 2, transmeton Koha.net.

Magani, Baftiu, e Hoxha shënuan golat për vendasit që krijuan epërsi prej 3 e 0.

Më pas klubi mitrovicas arriti që të ngushtonte rezultatin përmes Manajt, që shënoi dy herë, por nuk arriti të marrë pikë në Therandë.

Me tetë pikë, Ballkani aktualisht është lider i Superligës pas 4 ndeshjeve. Derisa Trepça ’89 me pesë pikë mban vendin e pestë.