Sport

Mourinho: Sanchezi ishte i trishtuar tek Unitedi

Foto: Reuters

Jose Mourinho thotë se Alexis Sanchez nuk pati sukses te Manchester Unitedi pasi, sipas tij, “ishte i trishtuar”.

Trajneri portugez pret që Sanchezi të rigjejë formën e vjetër tek Interi, transmeton Koha.net.

“Sanchezi, e kam ndjerë se ai nuk ishte njeri i lumtur. Dhe mendoj se në secilën punë kur nuk jeni i lumtur nuk është e lehtë të performoni në secilin nivel. Ose ndoshta jam gabim. Ndoshta unë nuk isha në gjendje të nxjerrja më të mirën nga ai”, u shpreh ai.