Sport

Zyrtare: Sarin, trajner i Pejës

Peja ka njoftuar zyrtarisht se Jeronimo Sharin është trajner i ri i klubit.

Pas rikthimit në Superligë, Peja ka arritur që për sezonin e ardhshëm të sigurojë shërbimet e kroatit që në Kosovë ka përvojë te Prishtina e Bashkimi.

“Së bashku me Jeronimo Sharin, klubi ka filluar të kompletoj ekipin e sezonit të ardhshëm dhe trajneri pritet t;i bashkohet ekipit shumë shpejt për t'i filluar stërvitjet”, ka shkruar KB Peja në Facebook.