Krerët e Manchester Cityt i kanë ofruar kontratën e re sulmuesit të krahut, Leroy Sane që para fillimit të këtij edicioni ishte pranë transferimit te Bayern Muencheni, transmeton Koha Ditore.
Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën, se me kontratën e re, Sane do të ishte pjesë e Cityt deri në vitin 2024. Te City duan ta blindojnë Sanen, të cilit kontrata aktuale i skadon në vitin 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo23-vjeçari, këtë edicion ka vetëm një paraqitje, pasi në Superkupën e Anglisë kundër Liverpoolit u lëndua në minutën e 13-të.
Ai te City është transferuar para tri vjetësh nga Schalke për 50 milionë euro. Sane ka edhe 21 ndeshje e pesë gola me Gjermaninë.