Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane beson që Naby Keita do t’i tregojë kualitetet e tij te Liverpool.
Për Keitan sezoni i kaluar nuk ishte sezon i mirë pasi është lënduar, transmeton KosovaPress.
Mirëpo, senegalezi beson që shoku i tij do të rikthehet në formë të duhur brenda një kohe të shkurtër.
Ai tha se është lojtar i mirë dhe do të jetë i rëndësishëm për klubin.
“Që prej kohës në Salzburg, ishte shok i mirë për mua. Është lojtar i mirë, mendoj se sapo të shërohet do t’iu tregojë të gjithëve sa i rëndësishëm do të jetë për klubin. Nuk kam dyshim”, deklaroi ai.