Sport

Depay drejt Milanit në janar

Sulmuesi i krahut, holandezi Memphis Depay pritet që në afatin kalimtar të janarit të transferohet në Serie A, te skuadra e Milanit.

Sajti italian "calciomercato" të hënën ka raportuar se Milani tashmë ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për Lyonin, ekip me të cilin Depay ka kontratë deri në vitin 2021, transmeton Koha Ditore.

Depay së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin francez, duke lënë të hapur mundësinë e largimit të tij në fund të këtij viti. 25-vjeçari, te Milani shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit, pasi Depay karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi e PSV Eindhoveni.

Ai këtë edicion ka shënuar katër gola në poaq paraqitje në Ligue 1 kurse ka edhe 47 ndeshje e 16 gola të realizuar me Përfaqësuesen e Holandës.