Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mehmedi e Xhaka protagonistë në fitoren e Zvicrës ndaj Gjibraltarit

Zvicra ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjibraltarit, në një ndeshje ku patën efikasitet dyshja shqiptare Granit Xhaka e Admir Mehmedi.

Xhaka asistoi në golin e parë të Zvicrës, të cilin e shënoi Zakaria në minutën e 43, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas epërsinë e dyfishoi Mehmedi gjashtë minuta më vonë.

Kurse në minutën e 45+4 mbrojtësi Rodriguez e trefishoi epërsinë.

Në përfundim të takimit Mehmedi doli sërish në skenë kur asistoi për Gavranoviqin në minutën e 87 të takimit.

Pas kësaj fitore Zvicra mban vendin e tretë në Grupin D, një më pak se Danimarka e tri se sa lideri Irlanda, me këto dy të fundit që kanë nga një ndeshje më tepër të zhvilluar se “helvetët”.