Manchester City do të tentojë të transferojë mbrojtësin sllovak të Interit, Milan Skriniar në afatin kalimtar të janarit, bën të ditur "Express on Sunday".
Nuk është hera e parë që krerët e Cityt bëjnë përpjekje për të transferuar reprezentuesin e Sllovakisë. Mirëpo, gjitha tentimet e kaluara ishin refuzuar nga Interi.
Skriniar 24-vjeçar është transferuar te Interi nga Sampdoria në vitin 2017 për 34 milionë euro.
Mirëpo, vlera e tij është rritur dukshëm pas paraqitjeve të mira te Interi.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola po insiston për Skriniarin, pasi skuadra e tij po ka probleme me lëndime në qendër të mbrojtjes.
Aymeric Laporte së fundi është operuar në gju dhe do të mungojë disa muaj.
Mirëpo, Manchester City duhet të ofrojë afro 60 milionë euro për të transferuar sllovakun. Kontrata e Skriniarit me Interin skadon në verën e vitit 2023.