Trajneri Max Allegri ka thënë se Gigi Buffon e meriton Topin e Artë edhe nëse Juventusi nuk e fiton Ligën e Kampionëve.
Është raportuar se gardiani 39-vjeçar, i cili kurrë nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve, mund të shtojë Topin e Artë në kabinetin e tij të trofeve.
Gigi e meriton Topin e Artë pa marrë parasysh Ligën e Kampionëve. Ai e meritoi edhe gjatë viteve të mëparshme, pasi ka fituar shumë tituj dhe Kupën e Botës”.