Sport

Bashkimi kërkon titullin historik, Prishtina të radhës

Bashkimi e ka nisur stinorin me fitore ndaj Sigal Prishtinës dhe me fitore ndaj skuadrës së kaltër synon edhe ta mbyllë edicionin 2016\17.

Fitorja në ndeshjen e fundit do të nënkuptonte se Bashkimi do të fitojë titullin, të parin prej pavarësimit të basketbollit kosovar, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkimit i duhet të bëjë dy hapa të tjerë për të shpresuar te fitorja e fundit. Duhet të fitojë edhe dy ndeshje të tjera të serisë finale të plejofit paraprakisht. Skuadra që fiton tri ndeshje shpallet kampione.

Seria finale e plejofit hapet të shtunën (sot) nga ora 19:00 me përballjen e parë të Sigal Prishtinës me Bashkimin. Finalja e parë luhet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.