Sport

Challandes: Ndaj Çekisë duhet të bëjmë lojë të çmendur

Descriptive Text

Fryma ekipore që e ka instaluar përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, synon të jetë kompensim për mungesat e theksuara në 11-shën e parë.

“Nuk do të flas për mungesat, sepse nuk janë këtu. Por ne kemi lojtar me cilësi tjera dhe do të mundohem ta bëj zgjedhjen më të mirë. Unë dua të funksionojmë si ekip”, ka thënë Challandes, në konferencën për shtyp që ka mbajtur bashkë me Mërgim Vojvodën, përcjell Koha Ditore.

“Shpresoj ta kemi ekipin gati për këtë ndeshje”, ka thënë ai.

Lexo edhe: Vojvoda sheh aspektet pozitive në mungesat e Rashicës, Zenelit e Kolollit

Ai ka thënë se është një rast i mirë për ekipin që të luftojë dhe “ajo që kam dashur të kem një ekip me plote vullnet sepse të gjithë e kemi një ëndërr”.

Ai ka kujtuar se Çekia është një ekip i fortë, e që në këto kualifikime ka arritur dy fitore.

“Nuk do të jetë e lehtë për neve. Duhet ta bëjmë një lojë të çmendur, sepse nuk mund të luajmë lojë normale”, ka thënë ai.

Challandes ka refuzuar që të bëjë publike listën e ngushtë të ekipit me të cilin do të startojë.

“Nuk do ta jap listën e ekipit, por nëse flasim për Rashanin ai ka luajtur ndeshje të mira. Për mua është një zgjedhje e mirë për nesër. Ai është kandidat i mirë”, ka thënë Challandes.