Sport

Gibson, tenistja që theu barrierat për afro-amerikanet

Descriptive Text

Në verën e vitit 1950, kampionati nacional i tenisit të femrave në klubin e tenisit West Side në Forest Hills në Queens, arriti një pikë kthese.

Në njërën anë ishte favoritja, Louise Brough, një bionde kaliforniane dhe kampione në fuqi e Wimbledonit. Në anën tjetër ishte Althea Gibson, e rritur në Harlem. Ajo jo vetëm që ishte afro-amerikania e parë që luajti në turneun ikonik, paraardhësin e "US Open" të sotëm, por dukej se po shkonte drejt fitores historike, duke udhëhequr 1:6, 6:3 dhe 7:6.

"Tifozët po i bërtisnin nga tribunat kundërshtares së Altheas: 'Mposhte atë zezake. Mposhte zezaken'", ka rikujtuar më vonë Bertram Baker, një asamblist nga New Yorku.

Më pas nisi të bjerë rrebesh shiu nga qielli i errësuar. Tifozët vrapuan për mbulesë pasi rrufeja kishte shkatërruar një nga shqiponjat e gurit në maje të stadiumit dhe ndeshja ishte pezulluar.

"Gjithmonë do të mbajë në kujtesë atë ditë, si dita kur u zemëruan zotat", kishte thënë Baker, dikur sekretar ekzekutiv i Asociacionit të Tenisit Amerikan, një organizatë afro-amerikane... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)