17:22

Bayerni “shkel” Mainzin

Bayerni ka fituar 6 me 1 ndaj Mainzit në xhiron e tretë të Bundesligës.

Boetius realizoi në minutën e gjashtë për t’i dhënë epërsinë Mainzit, por kjo vetëm sa i dha më shumë fuqi Bayernit.

Pavard, Alaba, Perishiq, Coman, Lewandowski e Davies realizuan për bavarezët për fitoren e thellë.

16:27

Bayerni, dy supergola ndaj Mainzit

Me dy supergola për 10 minuta, Bayerni ka arritur të mbyllë pjesën e parë ndaj Mainzit në epërsi, 2 me 1.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e gjashtë përmes Boetiusit, por bavarezët përmbysën rezultatin përmes Benjamin Pavardit e David Alabas.

Pavard realizoi në minutën e 36-të një gol tejet të bukur pas harkimti të Ivan Perishiqit, ndërsa Alaba shënoi nëntë minuta pas tij me një gjuajtje të fuqishme nga gjuajtja e lirë.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e tretë në Bundesligë.