Klubi i basketbollit të femrave, Prishtina, ka zyrtarizuar përforcimin e parë për edicionin e ri. Reprezantuesja e Shqipërisë, Enxhi Xhanaj, ka firmosur kontratë me Prishtinën për edicionin 2019/20, ka njoftuar ekipi kryeqytetas të premten.
Xhanaj (180 cm) luan në pozitat 3 dhe 4, kurse edicionin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Tiranës. "Lojtarja e Kombëtares së Shqipërisë dhe ekipit Tirana zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë për edicionin 2019/2020, transmeton Koha Ditore.
Xhanaj ishte pjesë e sukseseve të Tiranës në vitet e fundit, si dhe një ndër lojtaret kryesore të përfaqësueses së Shqipërisë", ka shkruar Prishtina në njoftim.
Ekipi i Prishtinës edicionin e fundit fitoi të gjithë trofetë në basketbollin e Kosovës kurse edicionin e ri do të paraqitet në fazën e grupeve të Eurocup Woman.