Sport

Alisson zgjedhet Portieri më i mirë i vitit nga UEFA

Alisson Becker i Liverpoolit është shpallur Portieri më i mirë i vitit nga UEFA.

Braziliani shkëlqeu në Ligën e Kampionëve duke ndihmuar “Të Kuqtë” të arrijnë triumfin për t’u shpallur më të mirët në Evropë.

Në listën e ngushtë për këtë çmim ishin edhe Hugo Lloris e Marc-Andre ter Stegen.