Sport

Rakitiq mund të huazohet te Juventusi

Foto: Reuters

Mesfushori kroat Ivan Rakitiq mund të huazohet te Juventusi nga Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar të verës më 2 shtator, bën të ditur "Sport" të mërkurën.

Krerët e Barcelonës dhe Juventusit ishin takuar më 19 gusht, ndërsa ishte ofruar Rakitiq në shkëmbim për Emre Canin. Juventusi nuk ka në dispozicion paratë për të blerë Rakitiqin këtë javë. Mirëpo, Barcelona nuk është e interesuar në një shkëmbim të lojtarëve, pasi po dëshiron të reduktojë numrin e mesfushorëve, transmeton Koha Ditore.

Nëse Rakitiq nuk përfshihet në marrëveshjen e Barcelonës për të sjellë Neymarin nga Paris Saint-Germaini, atëherë ai pritet të huzohet te Juventusi për një stinor me obligim të blerjes në verën e vitit 2020.

Kjo do të ndihmonte Juventusin, pasi do të transferonte një mesfushor të kualitetit të lartë, por do të shtynte pagesën për të deri vitin e ardhshëm. Mirëpo, Rakitiq e ka fjalën e fundit nëse dëshiron të transferohet në Serie A.

Rakitiq ishte i interesuar në vazhdim të kontratës me Barcelonën, por e ka kuptuar se është shumë e vështirë të ndodh kjo.