Sport

Memeti: Turqia e fortë, por me përkrahjen e tifozëve do ia dalim

Descriptive Text

Futbollistja e Përfaqësueses së Kosovës, Erëleta Memeti, e ka vlerësuar si kundërshtar të fortë kombëtaren e Turqisë, megjithatë ajo është optimiste se me përkrahjen e tifozëve do të marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e së premtes.

Në konferencë për media Memeti ka thënë se janë përgatitur shumë mirë për këtë përballje, e vlefshme për kualifikimet në Euro 2021.

Fazlija thotë se Kosova do të luajë lojë sulmuese ndaj Turqisë

“Jemi përgatitur shumë mirë për ndeshje. E dimë që Turqia është Kombëtare e fortë, por besoi se edhe me përkrahjen e shikueseve do t’ia dalim”, ka thënë Memeti, raporton KTV.

Më 30 gusht Kosova e pret Turqinë me fillim nga ora 20:00, derisa hyrja për tifozë do të jetë falas.