Feronikeli gati për derbin e së shtunës ndaj Prishtinës

Feronikeli gati për derbin e së shtunës ndaj Prishtinës

28 August 2019 11:44

Feronikeli po bën përgatitjet e fundit për kryendeshjen e së shtunës, ndaj Prishtinës.

Takimi zhvillohet në Drenas, në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, të shtunën me fillim prej orës 16:00.

Përmes faqes zyrtare klubi nga Drenasi thotë se trajneri, Vukiceviq dhe futbollistët e tij, janë dukur në formë të mirë në stërvitjet e skuadrës, për derbin e fundjavës.

Për ndeshjen e së shtunës, Feronikeli thotë se ka nevojë për përkrahje masive nga tifozeria, “që si gjithmonë është futbollisti ynë i 12-të”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme