09:00

Nora Gjakova e pafat në çerekfinale, vazhdon garën për të bronztën

Nora Gjakova ka shënuar dy fitore ndërsa pësoi humbje në çerekfinale të kampionatit botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Nora u mposht nga bullgarja Ivelina Ilieva me shënim të artë, kategoria -57 kg. Fitore shënoi ndaj Ling Chen Lien të Taipeit dhe Justine Bishop të Zelandës së Re.

Gjakova vazhdon garën në repesazh për medaljen e bronztë. Kundërshtarja e radhës është francezja, Sarah Cysique.

Vëllai i saj, Akil Gjakova, shënoi një fitore, por në luftën e dytë u mposhtë nga Behruzi Khojazoda i Tagjikistanit, kurse mposhti Igor Wandtken e Gjermanisë.