Sport

Kuka: Krenaria ime po rritet me ju nxënësit e mi

Descriptive Text

Trajneri i Xhudos Driton Kuka edhe sot ka festuar, pasi nxënësia e tij, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e Bronztë në Botërorin “Tokio 2019”.

Për këtë Kuka është shprehur se kjo është një ditë e mrekullueshme për sportin në Kosovë dhe se ndihet krenarë me nxënëset e tij.

“Ditë e mrekullueshme për Sportin e Kosovës dhe mbarë popullin Shqiptar kudo që gjendet!
Medalja e dytë vjen nga Botërori në Tokio!
8 Minuta tempo e çmendur e Majlindes në Gjysëmfinale kundër Japonezes sē dytë që u takua sot nuk mjaftuan që Japonezes që krejt kohën i iku luftës të penalizohet për herë të 3 që do sjellte fitoren!
Majlinda fiton medaljen e tretë në Kampionate Botërore!
Krenaria ime po rritet me ju nxëneësit e mi!
Çdo minutë të punës time me ju e paçit hallall tërë jetën! ” ka shkruar Kuka në një postim në Facebook.

Për Kosovën kjo medalje bëhet e dyta, dhe e dyta e bronztë, pasi Distria Krasniqi ka fituar dje.

Lexoni edhe: Kuka: E bronzta e Disit në Japoni ka shkëlqim që t’i merr sytë