Sport

Xhaka bën thirrje për përgatitje ndaj rivalit, Tottenhamit

Xhaka bën thirrje për përgatitje ndaj rivalit, Tottenhamit

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të marrin veten pas humbjes së parë të stinorit ndaj Liverpoolit, e të përqendrohen në sfidën e fundjavës së ardhshme që Arsenali e luan ndaj rivalit lokal, Tottenhamit.

Arsenali të shtunën pësoi 3:1 në udhëtim ndaj Liverpoolit. Ishte humbja e parë e Arsenalit në Premier League, pas dy fitoreve rresht. Xhaka luajti tërë ndeshjen, transmeton Koha Ditore.