Skuadra e Serie A së Italisë, Fiorentina ka bërë ofertë për të huazuar futbollistin e ri të Liverpoolit, Bobby Duncan, me opsion për të blerë atë verën e ardhshme, bën të ditur "Sky Sports" të dielën.
Duncan 18-vjeçar, që është transferuar nga Manchester City, është kushëriri i legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard.
Liverpooli ka refuzuar një ofertë huazimi për Duncanin që erdhi nga klubi danez Nordjaelland.
Duncan ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2021. Sulmuesi aktualisht me skuadrën U-23 të Liverpoolit.